Po ashtu, Këlliçi tha se Prençi nuk heton dhe pranon provat që përfshijnë drejtpërdrejt Ramën dhe Veliaj dhe po bën gjithçka për ta mbyllur dosjen e inceneratorëve.
Madje Këlliçi shtoi se prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës përflitet se është takuar me Veliajn dhe të deleguarit e kryebashkiakut për këtë çështje.
Përflitet se ka pasur takime mes tij dhe Erion Veliajt apo me drejtorët e Erion Veliajt, të deleguarve të tij në periferi të Tiranës, pikërisht për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Flitet gjerësisht për këtë çështje. Prokurori dhe njëherë po e them, quhet Dritan Prençi, që është turpi i asaj prokurorie deri tani”, tha Këlliçi.