Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë

3 Min Read

Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit, Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate.

20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.

Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.

Cilët janë skenarët e mundshëm?

Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.

BE pret formimin e qeverisë së re në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente. Pas një bojkoti disa vjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%. Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera./DW

Share This Article
Leave a Comment