TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve që ka dhënë sot për pyetjet e komentuesve nuk i ka kursyer edhe sulmet ndaj opozitës.
Rama e ka cilësuar sërish opozitën si një kënetë që sipas tij nuk i hyn në punë as dreqit. Rama thotë se kur PS erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë si një kënetë që kishte vetëm borxhe.
Rama thotë se kur ai bën një shfrytëzim ka njerëz që skandalizohen, ndërkohë që kur të tjerët (opozita) bën një shfrytëzim barbar duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminel, hajdut, kusar kjo është normale.
Rama: Është shumë interesante, sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen, ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminel, hajdut, kusar etj kjo është normale. Ore jeni në vete. Kënetë e çfarë kënete, kënetë që nuk i hyn në punë as dreqit. Kjo është për të pasur të qartë një gjë, që alternativa ndaj nesh është këneta, dhe po të kthehemi pas ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë, vetëm borxhe. Kur shoh sot se ku jemi, s’ka asnjë krahasim.