Gjendet një person i vdekur në rrugë, dyshohet se mund të jetë përplasur nga makina |

1 Min Read

Një person, ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të enjteje në ryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Trupi i pajetë  është gjetur nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutine që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë.

Trupi i pajete është gjetur pranë trafikndarseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasoje e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.

Share This Article
Leave a Comment