A keni ftuar parti të tjera opozitare në koalicion? Ja si përgjigjet Flamur Noka

1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse PD ka ftuar në koalicion edhe parti të tjera opozitare.

Noka tha se Sali Berisha iu ka bërë ftesë partive të tjera të opozitës, por se ata nuk kanë pranuar. Ai shtoi se të ishte për atë personalisht, partive të reja nuk do iu bënte ftesë. Noka shtoi se partitë e reja janë opozitë e opozitës dhe se “e di se me çfarë qëllimi janë krijuar”.

Flamur Noka: Kemi ftuar edhe parti të tjera opozitare, edhe partinë e Agron Shehajt. Të ishte për mua, nuk do i ftoja.

Por, Sali Berisha i ka ftuar, por nuk kanë pranuar. Kjo, sepse unë e di pse janë krijuar dhe çfarë qëllimi kanë. Të gjitha partitë që nuk janë në këtë koalicion, kanë zgjedhur të jenë opozitë e opozitës. Prsh Partia e Lirisë është parti e majtë, edhe Partia Agrare Ambientaliste është e majtë. Ne jemi tejkaluar bindjet politike.

Share This Article
Leave a Comment