I vdekuri nuk ngrihet nga varri |

1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u pyet në emisionin Open në News 24 nëse e konsideron Lulzim Bashën si opozitë të opozitës, sic i konsideron partitë e tjera dhe  dy koalicionet Lapaj-Shabani dhe Alibeaj-Shehi.

Si përgjigje Flamur Noka qeshi me të madhe dhe tha se “po flasim për njerëz që janë dhe jo ata që nuk janë”.

Eni Vasili: Kemi edhe dy koalicione të tjera të regjistruara, Alibeaj-Shehi dhe Lapaj -Shabani, për të cilët ju thatë që janë opozita e opozitës. Po zoti Basha?

(Flamur Noka qesh)

Eni Vasili: Po pse qesh tani, më fal

Flamur Noka: E madhe je…

Tedi Blushi: Po ça Basha…

Flamur Noka: Ne flasim për ata që janë dhe jo për ata që nuk janë. T’ju them një gjë, i vdekuri ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri dhe ecim.

Share This Article
Leave a Comment