Superliga/ Egnatia dyfishon rezultatin ndaj Dinamos |

1 Min Read

Egnatia dhe Dinamo po luajnë në Rrogozhinë prej orës 16:30, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Kampionët në fuqi kanë zhvilluar një pjesë të parë spektakolare teksa kryesojnë me rezultatin 2-0.

Në minutën e 15-të Bakajoko fiton 11-metërsh, por është anësori që prish festën duke akorduar pozicion jashtë loje. Pas rishikimit me VAR, konsiderohet pozicion i rregullt, me Regi Lushkjan i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar shifrat.

Goli i dytë për vendasit e shënoi Ujka në minutën e 39-të. Lojtari i Egnatia godet nga jashtë zone dhe Teqja nuk mund ta ndalë.

Share This Article
Leave a Comment