Ishte në kërkim për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, vetëdorëzohet në polici avokati Radovan Çela  

1 Min Read

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, avokati Radovan Çela i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen Zarka. 

Avokati Radovan Çela, dyshohet nga SPAK se ka konsumuar veprat penale të ndikimit të paligjshëm tek disa funksionarë të drejtësisë, me premtimin se do u jepte atyre përfitime në formën e korrupsionit. 

Për këtë dosje vijojnë të jenë në kërkim Alfred Vladi dhe Eriona Dautaj. 

Share This Article
Leave a Comment