“Ai nuk kishte nevojë për këtë!” Elon Musk, vend të veçantë në fjalimin e Trump në Kongres, Presidenti: Të gjithë e vlerësojnë thjesht nuk duan ta pranojnë

1 Min Read

SHBA- Drejtues i Departamentit të Efikasitetit në Qeveri, Elon Musk, kishte një vend të veçantë në fjalimin e parë të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump para Kongresit. Trump e falenderoi Musk dhe tha se ky i fundit po punon shumë. 

“DOGE – ndoshta keni dëgjuar për të… Faleminderit, Elon. Po punon shumë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ne e vlerësojmë atë,” tha Trump.

Më pas i bëri shenjë anës demokratike të dhomës: “Të gjithë këtu, edhe kjo anë, e vlerësojnë, besoj. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë këtë.”

Share This Article
Leave a Comment