Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka folur këtë të mërkurë mbi pagat e mësuesve, dhe skemën e buxhetit të shtetit për këtë sektor.
Gjatë fjalës së saj në komision, Zhupa u shpreh se pagat e mësuesve të arsimit parauniveristar preken nga rikategorizimi i ri që është me grupet dhe ata që janë shkolluar para vitit 2020 preken me një masë rreth 100 mijë lekë të vjetra ulje të pagës së tyre.
Zhupa u shprej më tej se mbështesin plotësisht kërkesat e sindikatës dhe ultimatumin e tyre për grevë, duke i bërë thirrje ministrisë së arsimit të tërhiqet, nga kjo ulje që sipas saj bie në kurrizin e mësuesve.