Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në FushëKrujë

1 Min Read

Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami në pronësi të D.M.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së D.M, të cilët nuk kanë pasur probleme ose konflikte me njeri.

Shkaqet dhe autori i kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe banorët e lagjes.

Share This Article
Leave a Comment