Vrasja e 24vjeçares në Tiranë/ Media holandeze: Dyshohet se palestinezja u përdhunua dhe u vra nga i ati! 

1 Min Read

24vjeçarja palestineze Rayyan Alwan dyshohet se është përdhunuar para se të vritej nga babai i saj 49 vjeçar Fadi Alwan. Kështu shkruan media holandeze “De Telegraaf”.  

Teksa shanset janë të mëdha që autori i krimit të jetë fshehur në Holandë, autoritetet shqiptare vijojnë me hetimet. Pritet që të dalë ekspertiza mjekoligjore e trupit të së resë. 

Burime nga policia bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet në aeroport apo tek banesa e marrë me qira i kryente vetëm i ati, pasi 24vjeçarja nuk fliste fare. 

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë. 

Palestinezët mbërritën në vendin tonë më 19 Shkurt përmes aeroportit të Rinasit nga Gjermania. Ata paraqitën dokumente greke në doganën shqiptare. Ndërsa më 22 Shkurt, 49vjeçari rezulton të jetë larguar nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas në shtete të tjera. 

/tvklan.al 

Share This Article
Leave a Comment