Drejtuesja politike për diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u shpreh në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, se Diaspora shqiptare është një bllok elektoral i jashtëzakonshëm dhe ka gjithë mundësitë për të sjell një rrotacion të mundshëm politik në vend.
Më tej, Topalli tha se për herë të parë shqiptarët e Diasporës kanë mundësi që të bëhen pjesë e një procesi politik të jenë dhe faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që të kushtëzojnë çdo faktor politik në Shqipëri që në çdo vendimmarrjen e tyre të keni parasysh diasporën.