Tre gola spektakolarë në “Santiago Bernabeu” në derbin mes Realit dhe Atleticos, me “Los Blancos” që triumfuan me rezultatin 2-1.
Skuadra e Ancelottit shkon me një avantazh të lehtë në transfertë, ku skuadra e Simeones do të tentojë mrekullinë për të prekur çerekfinalet.
Zhbllokohet shumë shpejt takimi i “Santiago Bernabeut”. Pa u mbushur minuta e katërt, braziliani Rodrygo futet bukur nga e majta drejt qendrës dhe nuk I jep asnjë shans portierit Oblak me një goditje të saktë me të majtën, 1-0.
I jashtëzakonshëm Julian Alvarez me goditjen e prirër nga jashtë zonës, me topin që pasi godet shtyllën, përfundon në rrjetë.
Vijon spektakli në Madrid: Brahim Diaz bën të pabesueshmën mes disa futbollistëve të Atleticos, duke e dërguar topin atje ku nuk mund ta arrijë Oblak.
PSV-Arsenal
Mund të thuhet pa frikë, Arsenal “pret” biletën për në çerekfinalet e Champions League, pas fitores 1-7 në transfertë ndaj PSV.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 17-të, ishte Jurrien Timber që shënoi me kokë pas asistit të Declan Rice. Në minutën e 20-të shënoi adoleshenti Nwaneri, i cili është vetëm 17 vjeç, pas asistit të një tjetër djaloshi si Lewis-Skelly.
Në minutën e 30-të, “Topçinjtë” shënuan edhe golin e tretë me Merino-n, i cili sot luajti si qendërsulmues në një pozicion që nuk është aspak i tij, por e bëri mjaft mirë detyrën. Anglezët priten disa minuta derisa erdhi konfirmimi i VAR-it dhe goli i spanjollit u quajt i rregullt.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për “Topçinjtë” që shënuan 2 gola në dy minuta. Në minutën e 46-të ishte Odegaard që dërgoi topin në rrjetë. Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i “Topçinjve”, Calafiori asiston për Trossard, i cili shënon golin e pestë për Arsenal.
Në minutën e 72-të, do të ishte sërish norvegjezi Odegaard, i cili aps një topi të marrë në mesfushë nga Merino, bëri vetë gjithçka mirë dhe shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për Arsenal. Në minutën e 85-të do të ishte radha e Odegaard për të asistuar për Calafiori-n, italiani shënon golin e shtatë të takimit.
Ndeshja mbyllet përfundimisht me shifrat 1-7. Me këtë fitore Arsenal siguron kualifikmin që në Holandë, ndeshja e kthimit në “Emirates” do jetë thjesht për statistikë.