Aleanca me qytetarët përballë pis politikës

1 Min Read

Nga Mirela Karabina

Pis politika tashmë ka dalë hapur, pazare e koalicione perverse që nuk kanë lidhje me qytetarët, përkundrazi ia bëjnë çdo ditë më të padëshirueshëm jetën në vendin e tyre.
Rama i Rilindjes me bandën e hajdutëve dhe Berisha i Rithemelinit me koalicione pa din e pa iman janë vendosur përballë drejtësisë duke injoruar qytetarët.

Si asnjëherë më parë pis politika ka nxjerrë fytyrën reale!

Me moton qëllimi justifikon mjetin këta palopolitikanë vazhdojnë me mashtrime të paskrupujt,
vetëm e vetëm të ruajnë këtë status quo.

Me të drejtë qytetarët janë të neveritur nga e gjithë kjo e keqe e madhe por në zgjedhjet e 11 majit kanë mundësinë që ta ndalin.

Dhe qytetarët do ta bëjnë!

Përballë politikës pa moral dhe në pazare të pista, qytetarët do të votojnë njeriun me integritet moral që punon për ta dhe i përfaqëson.

Dhe ata e kanë alternativën, Demokratët Euroatlantikë do jenë me ta dhe për ta.

Me një ekip të pastër dhe të pakorruptuar Koalicioni Euroatlantik është në misionin e tij historik patriotik për të shpëtuar vendin.

Aleanca me qytetarët është e vetmja rrugë përballë pis politikës pa din e iman.

Share This Article
Leave a Comment