Iu sekuestrua ne zyrë, Gjykata e Posaçme a i kthen telefonin Erion Veliajt?

1 Min Read

Në seancën ku Veliaj nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej në mungesë nga dy avokatë, Veliaj pretendoi se sekuestrimi i telefonit ishte i paligjshëm. Përmes avokatëve, kryebashkiakiu tha se bllokimi i celularit ishte bërë pa arsye të ligjshme nga agjentët e BKH, pa një vendim gjykatë dhe se vendimi i prokurorëve të SPAK për konfirmimin e sekuestros duhet të rrëzohej.

Kundër këtij qëndrimi ishin prokurorët në sallë, që kërkuan lënien në fuqi të sekuestros. Me herët, për hetimin e Veliajt SPAK ka sekuestruar disa aparatë telefonikë celular të personave nën hetim, përfshi edhe atë të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Kjo e fundit e ka kundërshtuar sekuestrimin e telefonit, por Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm i kanë rrëzuar pretendimet e saj.

Erion Veliaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë” dhe për “pastrim të parave”.

 

Share This Article
Leave a Comment