Veliaj kërkon lirinë, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin

2 Min Read

Gjyqtari Engert Pëllumbi, sipas shortit, do të shqyrtojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjyqtari Pëllumbi do të shqyrtojë po ashtu edhe ankimimin e Elman Abule për masën “arrest me burg”, si dhe për masat “detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriam Palushin.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i paraqitën Veliajt masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga ku më pas u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza” në Tiranë për në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj akzuohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Që pas arrestimin, Veliaj ka sulmuar nv mënyrë periodike prokurorin e cështjes në ngarkim të tij, si dhe gjyqtarin që konfirmoi masën a arrestit me burg.

Share This Article
Leave a Comment