Masakra e Gërdecit, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatmir Mediut

1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për datën 18 mars.

Shkak e shtyrjes së seancës është bërë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët do të duhej ishin në procese të tjera gjyqësore.

Në seancë Mediu kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarak në lidhje me masat që do duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec.

Ai dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve

Share This Article
Leave a Comment