Tre ditë pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ishShef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.
Mësohet se shefi i ri është Elvid Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë Botë.
Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë Botë apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.
The post Elvis Dervishi u shpall në kërkim, emërohet shefi i ri i policisë Kufitare në Sarandë (Emri) appeared first on GIJOTINA.