BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale “Sy m’sy”, nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit. Ai ka replikuar me një komentues i cili i tha se po flet broçkulla. Rama iu përgjigj duke i thënë se komentuesi është zgjuar të hedhë helm dhe se më parë nuk na afronin as te dera, as për punë vullnetare.
Komenti: Çfarë flet broçkulla?
Rama: Çfarë broçkullash o xhan. Jemi në panairin më të madh të turizmit në botë. Më parë nuk na afronin as tek dera, as për punë vullnetare. Je zgjuar që në mëngjes të hedhësh helm këtu. Sot jemi në qendër të panairin në zemër me 800 metra katrorë.