SPAK ka autorizuar vendosjen nën përgjim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi ka të bëjë me vendimin për ligjshmërinë e vendimit për përdorimin e përgjimeve të SKY Ecc, si prova në proceset gjyqësore që SPAK ka aktualisht, dhe konkretisht për padinë që ka bërë i hetuari Pëllumb Gjoka, në Gjykatën Kushtetuese.
Në dokumentin e publikuar nëmedia me autorizimin e prokurorit Klodian Braho thuhet se, ndaj gjyqtarëve dyshohet se është ushtruar ndikim, në këmbim të përfitimeve të parregullta.
Padia ndaj Prokurorsë së Posaçme në Kushtetuese u dërgua nga Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar nga të dhënat e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar. Avokatët e këtij të fundit kërkojnë që mesazhet të mos merren për bazë, duke listuar edhe vendime të ngjashme nga vende të tjera.