Parashikimi i horoskopit, ja si do të jetë Marsi për shenjat sipas Meri Shehut

2 Min Read

“Ky është një muaj shumë i rëndësishëm. Nga sot Afërdita që është në shenjën e Dashit kthehet i kundërt dhe do të ndikojë shumë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret. Kurse në fund të muajit kundërshtimi i saj do ta çojë përsëri në Peshk, kështu që Virgjëreshët, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit do të kenë një fund muaji të çuditshëm ose do u jepet mundësia që të rregullojnë ato problematika që nuk kanë rregulluar deri tani. Por, kemi eklipsin e parë të vitit në datën 14 Mars, është një eklips hënor. Nuk quhet Hëna e plotë e ujkut, por hëna e plotë e qenit në këtë rast sepse këtë ndikim ka. Ka ndikim shumë të fuqishëm, ngjyrë blu dhe është në shenjën e Virgjëreshës. Është nga më të fuqishmit dhe është eklipsi i parë për këtë vit. Do të ndikojë shumë tek Virgjëreshët, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët. Por, kthehet dhe Mërkuri i kundërt në datën 16 në shenjën e Dashit, pra do të kemi një ngatërresë të vogël në mes të muajit. Në datën 20 futet Dielli në Dash dhe paralajmëron pranverën dhe kemi barazimin e ditës e natës. Kemi Hënë e re në datën 29 Mars në shenjën e Dashit dhe një lajm tjetër nga më të rëndësishmit është që Neptuni më 30 Mars lë shenjën e Peshqve dhe futet në Dash”, tha astrologia.

Share This Article
Leave a Comment