Mirënjohës për dashurinë e treguar

1 Min Read

Të shtunën në mbrëmje, buletini mbi shëndetin e Papës tregoi një pamje ende kritike, por që zbuloi edhe se Papa është në gjendje të lëvizë e të ecë.

“Nata ishte e qetë,”kështu thuhet në buletinin e Vatikanit për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit për pneumoni të dyfishtë.

Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.

Pavarësisht mungesës së krizave të forta të frymëmarrjes, shqetësimi mbetet pas bronkospazmës që goditi Atin e Shenjtë pak ditë më parë. Kjo e sotmja është e diela e tretë që Bergoglio nuk e mbajti Meshën e Shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit, por dërgoi një tekst të shkruar, ku falënderonte besimtarët për dashurinë dhe afërsinë e treguar gjatë kësaj periudhe.

Share This Article
Leave a Comment