TikTok dhe Facebook “marrin në qafë” bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve në Angli

2 Min Read

Një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Kështu shkruan e përditshmja britanike Daily Mail në një artikull të botuar.

Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës.

Në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

Një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës.

Ndërkohë sipas llogarive të Dautit në TikTok , Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha: “Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit  për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij.

Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Share This Article
Leave a Comment