VIDEO/ “Marr 100 euro dita, nuk paguaj taksa në Greqi”, Rama shkrihet së qeshuri me emigrantin – JavaNews.al

1 Min Read

Gjatë Panairit të Punës në Athinë, Kryeministri Edi Rama ka takuar një emigrant shqiptar, i cili ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Ai tregoi se, megjithatë, kur e ka provuar të kthehet, nuk ka marrë “hakun e punës” që e meritonte. Në një moment të bisedës, ka patur edhe të qeshura kur emigranti u shpreh se nuk paguan taksë në Greqi, duke thënë se paratë i merr direkt nga punëdhënësit.

Rama: Çfarë bën këtu? Ku punon?

Emigranti: Në ndërtim.

Rama: Sa merr?

Emigranti: Marr 100 euro në ditë. Merrem me punime guri.

Rama: Hajde në Shqipëri, e ke të sigurt që këto që merr këtu i merr edhe atje. Sa taksa paguan apo t’i japin në dorë grekët.

Emigranti: Po m’i japin në dorë.

Rama: A je në të zezë?

Emigranti: Jo, jam me dokumenta, por nuk paguaj taksë.

Share This Article
Leave a Comment