Zhgënjejnë emra të njohur në Primaret e PD/ Mbyllet numërimi në Gjirokastër, Pogradec, Berat, Elbasan dhe Kukës

2 Min Read

Ditën e djeshme është zhvilluar procesi i primareve, nga ku edhe do të dalin kandidatët zyrtarë për në zgjedhjet e 11 majit.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa qarqe, ku kanë dalë edhe rezultatet. Më poshtë gjeni rezultatet në Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Kukës.

Ka përfunduar në orët e mesnatës numërimi i votave për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore me 399 vota duke kryesuar garën. Pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani me 317 vota.

Ja renditja e plotë e kandidatëve sipas numrit të votave:

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Kukësit. Kandidati më i votuar ka qenë Shkëlqim Shehu me 378 vota.

Në vendin e dytë është renditur Gezim Shehu me 246 vota, ndërsa në vendin e tretë është Bashkim Gjoka me 206 vota.

Renditja e plotë e kandidatëve sipas numrit të votave:

Në qytetin e Pogradecit kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota. Nga lista e mëposhtme vërehet se deputetja Sorina Koti nuk ka marrë asnjë votë, kurse Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota.

BERAT

Në qarkun e Elbasanit, më i votuari rezulton kandidati Blendi Himci me 416 vota, i ndjekur nga Aurel Bylykbashi me 220 vota.

1. Klodjana Çapja 108 vota

2. Blendi himci  416 vota

3. Aurel Bylykbashi 220 vota

4. Lumturi Hasa 38 vota

5. Gani Cani 23 vota

6. Dashnor Sula 4 vota

7. Zheni Gjergji  109 vota

8. Dritan C ani  10 vota

9. Alesia Balliu 25 vota

10. Renato Kumrija 99 vota

11. Doris Madhi 52 vota

12,. Qani Xhafa 143 vota

13. Dritan Mitarja 76 vota

14. Lefter Geshtenja 2 vota

15. Alis Narazani 61 vota

16. Elior Vila  29 vota

17. Arben Elezi 1 vote

18. Armonela Marku 5 vota

19. Mustafa Pashja 2 vota

20. Silvi Bardhi 40 vota

Share This Article
Leave a Comment