Al Nassr ka kërkuar zyrtarisht të mos udhëtojë në Iran më 3 mars për ndeshjen e Champions-it Aziatik. Sipas shortit, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli duhet të përballet me Esteghlal-in, por klubi saudit ka dërguar një kërkesë formale për ta zhvilluar takimin në një fushë neutrale. Arsyeja kryesore lidhet me sigurinë, veçanërisht për Cristiano Ronaldon. Në Iran, CR7 është kthyer në një figurë të adhuruar në mënyrë ekstreme, shpesh duke krijuar situata të pakontrollueshme.
Në vitin 2023, kur Al Nassr vizitoi Teheranin për një ndeshje tjetër të Champions-it Aziatik, mijëra tifozë iranianë u mblodhën poshtë hotelit ku qëndronte Ronaldo, duke kënduar e festuar gjatë gjithë natës, duke mos e lënë të flejë. Për të shmangur një situatë të ngjashme, më 17 shkurt – në një tjetër udhëtim në Teheran – Pioli vendosi ta linte CR7 pushim, duke mos e përfshirë në ndeshje.
Cristiano Ronaldo receives a crazy welcome in Iran as hundreds of fans chase the Al-Nassr team bus and storm their hotel ahead of Asian Champions League game with Persepolis… but the star looks thrilled with his welcome gift! pic.twitter.com/nRa0Ic2R6Z
— Bazgah (@BeenishTaj123) September 26, 2023
Kërkesa e Al Nassr refuzohet nga Esteghlal
Duke pasur parasysh përvojën e kaluar, klubi saudit dërgoi një leter zyrtare Esteghlal-it, ku shkruhej: “Duke marrë parasysh eksperiencën e keqe të Ronaldos në Teheran herën e fundit, ndeshja duhet të zhvillohet në një fushë neutrale”.
Por, sipas agjencisë së lajmeve arabe, kjo kërkesë është refuzuar menjëherë, pasi vendimi nuk u takon klubeve, por organizatorëve të Champions-it Aziatik. Portali iranian Varzesh3 raporton se Esteghlal e ka hedhur poshtë kërkesën, duke deklaruar se masat e duhura të sigurisë janë marrë për të siguruar një qëndrim të qetë për CR7 dhe skuadrën në Teheran.
The fans in Iran taking over the hotel Cristiano Ronaldo was staying in 😭
They really wanted to see him.
— Wammad (@CRFutbol_) January 22, 2025
Çfarë ndodh në Teheran kur mbërrin Ronaldo?
Frika e Al Nassr është e justifikuar nga ajo që ndodhi në 2023, kur skuadra luajti në Teheran kundër Persepolis-it. Mijëra tifozë iranianë kaluan gjithë natën jashtë hotelit të Ronaldos, duke kënduar dhe brohoritur emrin e tij. Situata doli jashtë kontrollit, deri në atë pikë sa Ronaldo u detyrua të dilte në dritare për t’i qetësuar, duke bërë me shenjë se kishte nevojë të flinte para ndeshjes.
Ky incident ndikoi në përgatitjet e Al Nassr edhe në ndeshjen e 17 shkurtit, kur Pioli vendosi ta linte Ronaldon pushim, për të shmangur një skenar të ngjashëm. Por me refuzimin e kërkesës për fushë neutrale, Al Nassr duket se do të duhet të përballet edhe një herë me çmendurinë e tifozëve iranianë për CR7.