Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një kredi shtesë prej 2,26 miliardë paundësh për të mbështetur Ukrainën në përballjen me pasojat e luftës me Rusinë. Kjo shumë do të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë për të ndihmuar vendin që po lufton për mbijetesë.
Marrëveshja për këtë kredi shtesë do të nënshkruhet nesër nga ministrat e financave të të dy vendeve: ministri ukrainas Serhiy Marchenko dhe kancelarja britanike e Thesarit Rachel Reeves.