Pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky takohet me kryeministrin Keir Starmer

1 Min Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britani, ku është takuar me kryeministrin Keir Starmer. Starmer e priti liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi, ndërsa të dy pozonin për disa foto. Një turmë njerëzish e mbledhur jashtë ndërtesës brohoriti në momentin e mbërritjes së Zelenskyt.

Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan. Takimi i Presidentit Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale përfundoi me një debat të ashpër për ndihmën amerikane për Ukrainën, e ndjekur nga anulimi i nënshkrimit të planifikuar të marrëveshjes minerale SHBA-Ukrainë.

Share This Article
Leave a Comment