Mbyllen Primaret e PD, mbi 41 mijë demokratë morën pjesë në proces |

1 Min Read

Është mbyllur procesi i votimit në 12 qarqet e vendit për Primaret në Partinë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit.

U raportua se funksionarët demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Share This Article
Leave a Comment