Elbasani mund Partizanin, të kuqtë regjistrojnë ndeshjen e 6-të radhazi pa fitore |

1 Min Read

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë një penallti.

Për të parë golin e dytë u desh të vinte minuta e 89-të, me Mustën që kompletoi dopietën dhe i dhuroi 3 pikë skuadrës.

Elbasani është në vendin e pestë me 34 pikë. Partizani vijon me rezultatet negative në kampionat, të cilët tashmë nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh radhazi.

Të kuqtë renditen në vendin e katërt me 40 pikë.

Share This Article
Leave a Comment