Mundësia e hyrjes në BE kaq reale…

2 Min Read

Përmes një video në rrjete sociale, Rama tha se në këtë panair do të takohem me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri.

Ndër të tjera, ai u shpreh se mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që ne po ecim në hapjen e grupkapitujve është më e shpejta.

“Nesër në panairin e punës në Athinë, dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë eja kam punë për ju, me të gjithë aromën e vendit amë.

Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.

Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakort me planin e reformave deri në 2027. Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta.

BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkembjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë.

Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’I harrojnë historitë dhe Bla Blad he të kapemi të bëhemi ylli I ri në flamurin e Europës së Bashkuar”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment