Presidenti ukrainas është nxitësi i një lufte të madhe! 

1 Min Read

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit e cilëson vizitën e Volodymyr Zelenskyt në Uashington si një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”. 

Maria Zakharova tha se presidenti ukrainas është “i fiksuar” me zgjatjen e luftës. 

Zëdhënësja tha se qëllimet e Moskës mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve të pushtuara aktualisht nga Rusia. 

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, thotë Zakharova. 

“Sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase”, tha zëdhënësja. 

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka bërë ende komente zyrtare mbi takimin e Trump dher Zelensky në Zyrën Ovale. 

Share This Article
Leave a Comment