Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit nuk gjenë emrin nga lista: Nuk votova dot

1 Min Read

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika. Sipas informacioneve , disa anëtarë  të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk kanë pasur emrat në listë.

Njëri nga anëtarët në Pogradec, pasi nuk u lejua të votonte tha se i është hequr emri nga lista dhe nuk ushtroi të drejtën e votës. Situata të tilla janë persëritur në të gjitha degët ku po mbahen aktualisht votimet.

Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve. Erdha para një jave të merrja testerin e ri dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta‘, tha ai.

Në një deklaratë për mediat drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit  që ende nuk kanë votuar të marrin pjesë në votim.

Share This Article
Leave a Comment