Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit të Pranverës

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri

Ndërsda kujtojmë se  propaganda për bonues ka nisur që në dhjetorine shkuar, disa herë u shty data e shpërndarjes dhe qeveria vendosi të veprojë 2 muaj para zgjedhjeve.

Këhtu bëri edhe me mësuesit e ciklit të ulët që iu rriti rrogën nga 70 mijë lekë të vjetra, por tani pas një viti po ua merr prap.

 

Share This Article
Leave a Comment