Ky është momenti i finalizimit të operacionit “Ghost” (Fantazma) në Durrës. Shënjestër ishte një 28-vjeçar.
Në pamje duket momenti kur dy efektivë të policisë futen në një banesë dykatëshe me qëllim kapjen e të riut.
Siç njofton policia dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim. “Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë”, njoftoi policia.