Përplasen 3 makina në aksin Fier-Levan, disa të plagosur dërgohen me urgjencë në spital |

0 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Levan.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment