Nesër votohet, ja lista e kandidatëve dhe zonat për Primaret e PDsë në qarkun e Tiranës

1 Min Read

Partia Demokratike zhvillon ditën e nesërme primaret në të gjithë Shqipërinë.

Qarku i Tiranës, do të ketë 82 kandidatë, ku përfshihen edhe bashkitë e Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.

I deleguari politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë publike listën dhe vendet ku do të votohet.

Njoftimi i Belind Këlliçit:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Vendet e votimit:

Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.

Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë). Cdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.

Share This Article
Leave a Comment