Media franceze: Trump kërkoi anulimin e vizitës së Zelenskyt në Uashington, por ndërhyri Macron

1 Min Read

Marrëdhëniet mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump duket se nuk janë në pikën më të mirë teksa ky i fundit kërkoi anulimin e vizitës së tij në Uashington.

Kështu raporton media franceze BFMTV, duke cituar një burim diplomatik, por ishte ndërhyrja e presidentit francez Emmanuel Macron që bëri që të mos anulohej.

BFMTV raporton se ekipi i presidentit amerikan i tha të mërkurën Kievit se takimi do të anulohej, duke bërë që Zelensky të fliste me Macron, i cili ndërhyri në emër të tij.

Presidenti ukrainas mbërriti në SHBA mëngjesin e kësaj të premteje dhe pritet të firmosë me Trump marrëveshjen për mineralet e rralla të Ukrainës, e parë nga

Uashingtoni si kompensim për ndihmën ushtarake dhe financiare të paguar gjatë tre viteve të fundit.

Ndërsa bisedimet e paqes në Ukrainë po rriten, Trump paralajmëroi të mërkurën se Kievi duhet ta harrojë anëtarësimin në NATO dhe se i takon Evropës që të sigurojë garancitë e sigurisë për vendin.

Share This Article
Leave a Comment