Ivan Balliu rinovon me Rayo Vallecano-n, detajet e kontratës |

1 Min Read

Ivan Balliu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Rayo Vallecano në La Liga.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin spanjoll, duke vazhduar të kontribuojë për ta.

Kontrata e re e Balliut do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ndërkohë që 33-vjeçari ka pranuar kushtet e klubit spanjoll, duke mos menduar largimin në merkaton e ardhshme verore.

Kujtojmë se Ivan Balliu është pjesë e Vallecano që prej korrikut të vitit 2021.

Ai u transferua nga Almeria me parametra zero pasi i kishte përfunduar kontrata. Ndërkohë që këtë sezon, Balliu është aktivizuar në 21 ndeshje, me një total prej 1067 minutash.

Share This Article
Leave a Comment