TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi në nisje të seancës së sotme plenare ka folur në lidhje me propozimin për Avokatin e Popullit. Peshi iu përgjigj Tabakut e cila u shpreh se PS nuk po bën asnjë hap për pranimin e propozimit i PD-së për Besim Ndregjoninsi avokat i Popullit.
Peleshi gjatë fjalës së tij u shpreh se ka deklaruar edhe më parë që nuk kanë kundërshtime për propozimet e PD-së. Ai tha se duhe të diskutohet dhe të vendoset për këtë post ndërsa ka theksuar se nuk janë kundër asnjë emri. Peleshi më tej shtoi se ai i ka kërkuar kryetarit të grupit të PD, Gazmend Bardhi që të nisin bisedimet për këtë çështje.
“Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën propozimeve tuaja.
Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje,” tha ai.