“Nëse hyjmë në BE…”/ Rama për integrimin: Është si të hysh nuse apo dhëndër në një familje, pasi ke qenë jetim

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se nëse aspirata realizohet, mundësitë për t’u përmirësuar në çdo fushë shumëfishohen.

Rama tha se PS duhet të fitojë më 11 maj për të mbyllur negociatat dhe për të futur Shqipërinë në BE.

“BE ka dy kategori vendesh, vendet kontribuuese dhe ato përfituese. Këto të fundit janë vende të reja që marrin nga ajka e përbashkët, për të avancuar dhe të bëhen sit ë tjerë. Është një familje shtetesh dhe kjo është arsyeja pse vendet që kanë hyrë në BE pas rënies së komunizmit janë ku e ku të zhvilluara nëse nuk do të ishin në BE.
Nëse hyjmë në BE mundësitë për të përmirësuar infrastrukturën shumëfishohen sa hap e mbyll sytë. Mundësitë për bujqit dhe fermerët shumëfishohen sa hap e mbyll sytë. Nëse duam të kapim trenin e zhvillimit dhe te kemi universitetet tonë sit ë BE është e pamundur nëse nuk hyjmë në BE. E njëjta gjë vlen për të gjitha fushat.

Share This Article
Leave a Comment