Gjithashtu Kaprit nuk i lejohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Ai u gjet fajtorë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashpunim. Kapri sipas Prokurorisë së Posaçme në bashkpunim me dy zyrtarëve të tij dyshohet se lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator.
Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
Jo vetëm kaq. Pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.
Fajtorë për të njëjtën vepër penale u shpallën edhe Besjan Meço e Besmira Niko, që u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojnë asnjë funksion publik.
NJOFTIMI
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri, Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal. - Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.