Ndahet nga jeta aktori Gene Hackman

2 Min Read

Aktori, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij dhe qenin e tyre, thanë policët të enjten.

Policia e Qarkut Santa Fe zbuloi trupin e tij  dhe pianistes  63-vjeçare, Betsy Arakawa, gruaja e tij prej 34 vitesh, të mërkurën pasdite, konfirmoi sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza.

”Gjithçka që mund të themi është se ne jemi në mes të një hetimi paraprak mbi shkakun e vdekjes,” tha sherifi i zonës. “Dua të siguroj komunitetin dhe lagjen se nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për askënd.”

“Ky është një hetim aktiv dhe në vazhdim.”

Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve  në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”.

CV-ja  e aktorit përfshin dy Oscars, tre Golden Globes dhe Cecil B. DeMille Award, dhënë në 2003.

Pas “The French Connection”, të cilin ai pretendoi se e kishte parë vetëm një herë, Hackman vazhdoi të shfaqej në “Young Frankenstein” (1974), “Night Moves” (1975), “Bite the Bullet” (1975), “Superman” (1978) dhe madje edhe në “Unforgiven” të Clint Eastwood.

Hackman ishte martuar dy herë. Ai kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Feye Maltese, djalin Christopher dhe vajzat Elizabeth dhe Leslie. Në vitin 1991, ai u martua me Betsy Arakawa.

Share This Article
Leave a Comment