Komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor/ EMRI |

1 Min Read

Universiteti Bujqësor ka komanduar administratorin e ri të institucionit. Valbona Skënderi do të mbajë këtë detyrë deri në një vendim të formës së prerë për administratorin Edmond Tërthorja, i cili është me masë sigurie ”arrest me burg”.

Administratori i Universitetit është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për funksionimin financiar të institucionit të arsimit të lartë.

Ky vendim erdhi pas arrestimit të administratorit Edmond Tërthorja dhe 4 punonjësve të tjerë të këtij universitetit, ndërsa për 10 të tjerë u vendos arrest shtëpie e 9 në detyrim paraqitje. Mes tyre zëvendësrektorë, pedagogë, drejtorë prokurimesh e specialist IT. Arresti me burg u caktua edhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat I dyshuar për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”.

Share This Article
Leave a Comment