Sot është bërë një kallëzim në SPAK për Gledian Llatjën, kryebashkiakun socialist të Elbasanit.
Kallëzimi është bërë nga Blendi Himçi, së bashku me Adriana Kalajën, kryetaren e Komisionit të Apelimit në PD. Ata kanë akuzuar Llatjan për punësime sezonale të tepruara.
Himçi theksoi se janë bërë punësime të shumta, përfshirë kaldaistë dhe shoferë, në një numër më të madh sesa kërkohet për funksionimin e shërbimeve, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të mundshëm të burimeve publike. Ai bëri thirrje që SPAK të hetojë dosjen dhe të marrë masa për të sqaruar këto akuza.