Nuk kemi marrë financime nga Soros |

2 Min Read

Delina Fico, drejtoresha e Programeve të Shoqërisë Civile, ka reaguar pas raportimeve se në Kongresin amerikan u diskutua për Sali Berishën.

“Prej vitesh Sali Berisha pretendon se East-West Management Institute (EWMI) ka luajtur rol në reformën në drejtësi në Shqipëri, financuar edhe nga fondacioni Soros.

Fatkeqësisht, ky pretendim i rremë i tij u referua dje edhe në një dëgjesë në Kongresin e SHBA. E di çfarë është më e trishtuar? Në të gjitha këto vite që Sali Berisha e përsërit këtë gënjeshtër, asnjë gazetar ose media nuk ka bërë detyrën e tyre bazë: të pyesë EWMI, USAID apo dhe fondacionin Soros për këtë pretendim, si dhe të kërkojë prova për ta vërtetuar atë, si, p.sh., duke lexuar raportet mbi aktivitetin e fondet e EWMI në Shqipëri, raporte, të cilat janë publike.

Po të kishin bërë thjesht detyrën e tyre si gazetarë, para se të përhapnin më tej gënjeshtrën e Sali Berishës, këta gazetarë e këto media do të kishin konstatuar se:

EWmi nuk ka marrë asnjë financim nga fondacioni Soros për programet në Shqipëri; (2) EWmi dhe programet që Eëmi ka zbatuar në Shqipëri, të financuara nga usaid dhe departamenti i shtetit të SHBA, nuk kanë luajtur asnjë rol në reformën në drejtësi në Shqipëri”, shkruan ajo.

Share This Article
Leave a Comment