Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, ku si çdo ditë ka kthyer disa përgjigje komentuesve në rrjetet sociale.
Rama ka lexuar disa nga komentet kritie për të dhe qeverinë Rama, të cilët i ka akuzuar se janë komente nga profile fallso të hapura nga njerëz të “bufit të kënetës”, Berishës.
“Të bëhemi serioze, t’i lemë këto komente Vl. Të bëhemi seriozë, tani është momenti për të menduar si shqiptar. Mund të vazhdoni të bëni sa të doni nga këto. Këto komente i merr era, bëheni zëdhënës të bufit të kënetës, papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës. Janë kot, janë humbje kohe, janë turpe pqë ju që hapni profile fallso. Ju lutem lërini broçkullat.
Ku e shikon ti që më ka zënë frika? Mua më zë frika që koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do të jetë aty e hapur pafundësisht. Ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht që të jemi të barabartë mes të barabartëve. Zoti na ka sprovuar duke pasur mbi kokë një sërë hajvanësh. Por tani është momenti për të menduar si shqiptar”
Nga selia rozë, Rama u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë.
Vetë kreu i qeverisë do jetë i pranishëm, ndërsa tha se në panair do marrin pjesë shumë kompani shqiptare me ofertat e tyre për punë në sektorë të ndryshëm si turizmi apo ndërtimi.
“Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe ëeb online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera”, u shpreh Rama.