Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar që SPAK të fokusohet në hetimin e ngjarjeve të rëndësishme që kanë shënuar historinë e Shqipërisë, si masakra e 21 janarit dhe tragjedia e Gërdecit. Braçe ka theksuar se këto ngjarje, që kanë pasur pasoja të rënda dhe janë shoqëruar me viktima, janë shumë më të rëndësishme për hetim se çështje të tjera të mëvonshme.
Ai ka bërë një krahasim të drejtësisë në Shqipëri që nga periudha e shtetit të Zogut, Enver Hoxhës dhe deri te periudha e Sali Berishës, duke theksuar se nuk kishte standarde të drejtësisë dhe se disa persona që kanë qenë pjesë e partisë së Berishës nuk janë ende të ndëshkuar.
‘I kemi kaluar që nga 1912, kemi kaluar drejtësinë e Zogut, Enver Hoxhës, kemi kaluar drejtësinë e Sali Berishës, s’kishte asnjë standard. Një pjesë e atyre që janë në partinë e tij nuk janë në burg akoma dhe sot. Thoma u burgos shtyu me 10 ditë afatin e dorëzimit të pajisjeve, akt që i kurseu lek shtetit shqiptar. Kjo është çështja? Në Shqipëri janë vrarë njerëz.
Çështja që ka shënjuar historinë e Shqipërisë është 21 janari. Janë vrarë njerëz. Nëse do të hetosh heto ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Në Gërdec janë pjekur njerëz të gjallë atje. Janë tabulate telefonike. Janë bërë gjyqe në Amerikë. Është bërë proces hetimor në Amerikë. Ai nuk vlejnë këto për dyshime të arsyeshme për atë ngjarje. Është ngjarje kriminale’, tha Braçe.