KQZ nuk regjistron partinë e Lulzim Bashës, Celibashi: Afat deri të hënën, e dua me vendim të formës së prerë!

1 Min Read

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka aprovuar kërkesat e 49 partive që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë partia e Lulzim Bashës, Demokratët Euroatlantikë ka hasur probleme në regjistrim. Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim si Koalicioni Euroatlantik, duke e huazuar nga një tjetër parti. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i tha përfaqësuesve se duhej një vendim i formës së prerë nga gjykata, të cilin nuk e kishin.

Duke qenë se afati i regjistrimit e partive në KQZ përfundoi mesnatën 25 shkurtit përfaqësuesit e Bashës kanë kërkuar kohë deri të hënën që të paraqiten me dokumentet që duhen.

“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik. Celibashi u shpreh se i pret deri të hënën dhe se e do me vertëtim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.

Share This Article
Leave a Comment